Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Detaje të reja nga plagosja në Pejë: Dy prokurorë dalin në vendin e ngjarjes

NULL NULL
13.07.2026 23:56

Rasti i të shtënave me armë zjarri në Pejë është konfirmuar për Klankosova.tv nga Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.

Nikçi ka bërë të ditur se dy prokurorë janë në vendin e ngjarjes, së bashku me njësitë relevante, ndërsa është duke u punuar intensivisht për zbardhjen e rastit.

“Dy prokurorë janë në vendin e ngjarjes dhe të gjitha njësitë relevante. Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Pejë. Një person, si pasojë e të shtënave, është plagosur. Jemi duke punuar intensivisht rreth këtij rasti, bashkë me të gjitha njësitë policore”, ka deklaruar Nikçi.

Për momentin nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes apo gjendjen e personit të plagosur.

Pamje nga incidenti në Pejë: Një person i plagosur me armë zjarri (VIDEO)

lajme të ngjashme