Lojtarët e Norvegjisë priten si heronj në shtetin e tyre pas aventurës në Botëror NULL NULL 13.07.2026 23:38 13.07.2026 23:38 Edhe pse u eliminua në çerekfinale të Kupës së Botës 2026, lojtarët e Kombëtares së Norvegjisë janë pritur si heronj në kthimin e tyre në Oslo, pas një prej paraqitjeve më të suksesshme në historinë e futbollit të këtij vendi. Dhjetëra mijëra tifozë u mblodhën në sheshin përballë Pallatit Mbretëror për t’i uruar mirëseardhjen futbollistëve, të cilët u përshëndetën me ovacione dhe brohoritje të shumta, transmeton Klankosova.tv. The national team is parading through Oslo in an open-top bus from the Royal Palace to City Hall, as people line the streets to celebrate Norway’s historic World Cup achievement. pic.twitter.com/aAXJn7Z6vk — Joakim 🌹🇳🇴🇪🇺 (@joakial_) July 13, 2026 Lojtarët dolën në shkallët e Pallatit Mbretëror dhe, së bashku me tifozët, interpretuan festimin tradicional “Viking Roë”, ndërsa sheshi u mbulua nga ngjyra e kuqe e fanellave norvegjeze. Pamjet treguan një numër të madh mbështetësish që kishin mbushur qendrën e Oslos, duke krijuar një atmosferë festive dhe duke dëshmuar krenarinë e tifozëve për rrugëtimin e kombëtares në Botëror.