Zeka: Me themelimin e Gjykatës Komerciale ka shpresë që të lehtësohet të bërit biznes në Kosovë NULL NULL 07.11.2024 11:01 07.11.2024 11:01 “Një proces gjyqësor i drejtë është i rëndësishëm jo vetëm për tërheqjen e investimeve por edhe për rritjen e përgjithshme ekonomike", kështu u theksua në konferencën vjetore të drejtësisë komerciale "Drejtësia dhe Biznesi: Një partneritet i nevojshëm për zhvillimin e Drejtësisë Komerciale". “Një proces gjyqësor i drejtë është i rëndësishëm jo vetëm për tërheqjen e investimeve por edhe për rritjen e përgjithshme ekonomike”, kështu u theksua në konferencën vjetore të drejtësisë komerciale “Drejtësia dhe Biznesi: Një partneritet i nevojshëm për zhvillimin e Drejtësisë Komerciale”. Derisa me këtë reformë synohet të zhvillohet edhe më tej sistemi gjyqësor, e në këtë drejtim edhe të lehtësohen sfidat e bizneseve, njofton Klan Kosova. Përveç paneleve pati fjalim edhe nga kryetari i OEAK, Arian Zeka i cili si nikoqir tha se të bërit biznes në Kosovë ka sfida, por që me themelimin e Gjykatës Komerciale ka shpresë që këto vështirësi për bizneset të lehtësohen. E zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu theksoi se si ekzekutiv kanë shprehur gatishmëri në vazhdimësi që të ndihmojmë bizneset për t’ua bërë sa më të lehtë punën dhe operimin e tyre.