Yndyrat që i nevojiten organizmit NULL NULL 23.05.2016 22:30 23.05.2016 22:30 Yndyrat shkaktojnë probleme të ndryshme në organizëm. Shtimi në peshë është një ndër arsyet kryesore se pse shumë njerëz i kanë përjashtuar yndyrat nga dieta ushqimore. Por nëse mendoni se të gjitha produktet që kanë përbërje vajore janë të dëmshme për organizmin tuaj e keni gabim. I vetmi lloj i yndyrës që ndikon negativisht në mirëqenien e organizmit janë yndyrat e pangopura. Llojet e tjera të yndyrës mund të jenë të dobishme për shëndetin e përgjithshëm, shkruan shekulli. Nëse ju doni të kontrolloni peshën tuaj dhe në të njëjtën kohë të jetoni shëndetshëm, pa frikë mund të konsumoni këto ushqime dhe pse janë të etiketuara si të yndyrshme. Arrat, e verdha vezës, avokado, djathi kaçkavall, vaji i kokosit, salmoni, biftek.