Ylli spanjoll i TikTok-ut, zemëron fansat për shkak të prezervativit NULL NULL 13.07.2021 20:09 13.07.2021 20:09 Naim Darrechi, një influencues dhe këngëtar i mediave sociale spanjolle, i ndjekur nga 26 milionë njerëz në TikTok, ka shkaktuar një protestë zemërimi ndaj tij nga këta të fundit, pasi ka thënë se ai shmang përdorimin e prezervativit, duke u thënë partnerëve seksualë se është steril. Shumë gra dhe vajza të zemëruara e kanë dënuar ‘veprimin’ e 19 vjeçarit përmes Twitter dhe mediave kryesore spanjolle. Ndërkaq, pak më vonë, ai përmes Instagramit është shprehur i penduar për atë qe kishte thënë. “Më vjen shumë keq… është thjesht çmenduri ajo që thashë”. Lidhur me këtë deklaratë, Irene Montero Ministre e Barazisë së Spanjës, ka kërkuar nga prokurori që të hetojë deklaratat e të riut. Ajo ka shkruar në Twitter se i kishte kërkuar prokurorit të zbulonte nëse Darrechi kishte thënë të vërtetën dhe, nëse po, të identifikonte viktimat e mundshme të mashtrimit të tij seksual, i cili do të përbënte abuzim seksual sipas ligjit të ri aktual spanjoll, i cili përcakton seksin e pambrojtur pa pëlqim si një sulm, ka theksuar ajo. Ndërkaq, më vonë në Instagram Darrechi ka kërkuar falje, duke u shprehur se nganjëherë as vet nuk i kupton ndonjëherë përgjegjësitë e tij, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv. “Unë bëra një koment që me të vërtetë nuk është në vend dhe kjo nuk është e drejtë. Ndonjëherë them gjëra dhe nganjëherë e teproj, por këtu është thjesht çmenduri ajo që thashë, do të doja të ishte prerë në redaktim dhe askush nuk do ta kishte dëgjuar”, ka thënë ai.