Yakin: S’ka ndeshje vëllazërore nesër ndaj Kosovës NULL NULL 17.11.2025 17:39 17.11.2025 17:39 Nesër me fillim nga ora 20:45, kombëtarja e Kosovës e zhvillon ndeshjen e fundit të kampanjës kualifikuese kundër Zvicrës, në “Fadil Vokrri”. “Dardanët” e kanë siguruar tashmë playoff-in pas fitorës 0:2 kundër Sllovenisë. Para ndeshjes ka folur trajneri zviceran Murat Yakin. Yakin në një konferencë për media deklaroi se nesër nuk do të ketë duel vëllazëror. “Pjesën emocionale e kemi lënë pas. Nesër s’ka me pasë ‘duel vëllezërish’. Thjesht: gati, vendosuni, nisemi. Ata kanë kaluar herët në epërsi kundër Suedisë dhe Sllovenisë. Ne duam ta zhvillojmë lojën tonë dhe të përpiqemi t’i shënojmë golat përmes ofensivës sonë”, deklaroi ai. Në ndeshjen e kaluar ‘helvetikët; e kishin mposhtur Kosovën me rezultat 4:0. Ndërkaq, aktualisht si qëndrojnë punët për ta siguruar kualifikimin direkt, skuadrës së drejtuar nga Franco Foda do t’i nevojitet një fitore prej 6:0, për çka duket e pamundur duke pasur parasysh se përballë është ekipi i komanduar nga Granit Xhaka.