Xavi konsiderohet si trajneri ideal për Chelsean NULL NULL 05.05.2026 13:38 05.05.2026 13:38 Skuadra e Chelsea pritet të mbetet pa trajner në fund të sezonit, ndërsa drejtuesit e klubit londinez tashmë kanë nisur punën për të siguruar një emër të ri për stolin. Sipas raportimeve në mediat angleze, një nga kandidatët kryesorë që po qarkullon është trajneri spanjoll Xavi Hernandez, transmeton Klankosova.tv. 🚨 𝗝𝗨𝗦𝗧 𝗜𝗡: Xavi Hernandez is being considered by Chelsea as their next manager. — @MiguelDelaney pic.twitter.com/Pj0w2Qa13g — The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) May 5, 2026 Ish-mesfushori legjendar i Barcelonës aktualisht është pa skuadër dhe i gatshëm për një sfidë të re në karrierën e tij si trajner. Në ndërkohë, një tjetër emër që ishte përfolur në listën e Chelseat, Edin Terzic, nuk është më opsion për klubin anglez, pasi ka firmosur sot me Athletic Bilbao. Chelsea synon të ndërtojë një projekt të ri për sezonin e ardhshëm dhe emërimi i trajnerit të ri pritet të jetë një nga vendimet më të rëndësishme për të ardhmen e klubit. /Klankosova.tv