Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Women Press Freedom reagon për rastin e gazetares Thaçi-Mehmeti: Të kryhet hetim i plotë nga policia e prokuroria

NULL NULL
21.05.2024 19:24
Ardiana Thaçi
Ardiana Thaçi

Organizata “Women Press Freedom” ka reaguar pas ngacmimeve që gazetarja e Klan Kosovës, Ardiana Thaçi-Mehmeti, ka pasur pas raportimit për grupin famëkeq “Albkings” në rrjetin social “Telegram”.

Thaçi-Mehmeti pas një kronike raportuese në emisionin “Kiks Kosova” për grupin famëkeq “Albkings”, anëtarët e këtij grupi ia kanë shpërndarë numrin e saj të telefonit në grup.

Pas kësaj, ajo ishte përballur me thirrje të shumta dhe mesazhe fyese drejtuar saj, jo vetëm në numrin e telefonit por edhe në rrejte sociale.

E për këto zhvillime WPF-ja, reagoi: ” Një hakmarrje e tillë jo vetëm që rrezikon gazetarët individualë, por gjithashtu minon lirinë e shtypit dhe të drejtën e publikut për informim. Women Press Freedom i kërkon Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë që të kryejnë një hetim të plotë dhe që personat në fjalë të marrin përgjegjësinë”.

Ndër tjera, thuhet se Women Press Freedom solidarizohet me gazetaren e Klan Kosovës, Ardiana Thaçi-Mehmetit.

“Zbulimi i numrit të saj të telefonit në shenjë hakmarrjeje për ekspozimin e saj në grup është një kërcënim i drejtpërdrejtë. Ngacmimi i mëvonshëm me të cilin ajo u përball nga anëtarët e grupit ‘Albkings’ tregon një përpjekje nga personat e përfshirë për ta heshtur dhe frikësuar. Autoritetet duhet jo vetëm të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të shuar përgjithmonë grupin ‘Albkings’, por edhe të sigurojnë mbrojtje të fuqishme për gazetarët”. /Klankosova.tv

Iu publikua numri në “AlbKings”, gazetarja Thaçi-Mehmeti raporton në Polici 31 burra për ngacmim (VIDEO)

lajme të ngjashme