Iu publikua numri në “AlbKings”, gazetarja Thaçi-Mehmeti raporton në Polici 31 burra për ngacmim (VIDEO) NULL NULL 07.05.2024 20:12 07.05.2024 20:12 Mesnatën e së hënës së 6 majit, në grupin me mbi 60 mijë anëtarë, u shpërnda numri kontaktues i autores dhe producentes së emisionit Kiks Kosova, Ardiana Thaçi – Mehmeti. Pasi Kiksi realizoi dy emisione për grupin famëkeq “Albkings”, anëtarët e këtij grupi, të cilët janë mbledhur për të denigruar imazhin e grave dhe vajzave shqiptare, nisën hakmarrjen. Mesnatën e së hënës së 6 majit, në grupin me mbi 60 mijë anëtarë, u shpërnda numri kontaktues i autores dhe producentes së emisionit Kiks Kosova, Ardiana Thaçi – Mehmeti. Me t’u shpërndarë kontakti, vërshuan telefonatat në numrin kontaktues të gazetares Thaçi-Mehmeti. Thirrjet e mesazhet nuk ndaluan gjatë të hënës dhe të martës, pavarësisht orës. Prandaj, për shqetësimin që ia bënë, Thaçi iu drejtua stacionit të Policisë. Deri tani, ajo ka raportuar te organet e rendit 31 persona të cilët e kanë ngacmuar atë, duke e telefonuar ose duke i dërguar mesazhe me kërkesë që të takohen me të. Madje, njëri nga ta e ka pyetur edhe për çmimin që duhet ta paguajë për një natë me të. E një anëtar tjetër i cili e telefonoi Thaçin ishte një 20-vjeçar nga Ferizaj, i cili pas bisedës me gazetaren e njoftoi se është larguar nga grupi. Pas denoncimit të Thaçit, Policia e ka hapur rastin si “Kanosje”. /Klankosova.tv