Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Westbrook, pranon të ulë pagën për të qëndruar me Clippersat

NULL NULL
02.07.2023 16:06

Basketbollisti, Russell Westbrook ra dakord të shtunën për një kontratë dyvjeçare, në vlerë prej 7.8 milionë dollarëve për të qëndruar me Los Angeles Clippers.

Westbrook, ka të ngjarë të ketë marrë oferta më të mira diku tjetër, por vendosi të ulë pagën për të qëndruar në Los Angeles.

Marrëveshja përfshin një opsion për lojtarin për të luajtur përtej sezonit 2023-2024 dhe i hap rrugën atij për t’u rikthyer në pozitën e titullarit.

James Harden është një nga emrat që mund të bashkohet me Clippers së bashku me Westbrook, forma e të cilit ra pasi luajti për Los Angeles Lakers.

lajme të ngjashme