Votat e mërgatës, Balaj: VV në panik, frikësohet se Osmani mund t’i hyjë në terrenin e saj (VIDEO) NULL NULL 06.05.2026 21:48 06.05.2026 21:48 Opinionisti Labinot Balaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar çështjen e votave të mërgatës. Ai theksoi se diaspora e përbën një pjesë të rëndësishme në rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë. Sipas Balajt, Vetëvendosje ka shfaqur shqetësim nga mundësia që Vjosa Osmani të depërtojë në këtë elektorat, gjë që mund të ndikojë në rezultatet e ardhshme zgjedhore. “Vetëvendosje e përfytyron veten si hegjemone karshi mërgatës që e kemi, përkatësisht karshi një trupe elektorale të madhe që përbën në zgjedhjet e Republikës së Kosovës dhe u ndje disi si në panik mos rastësisht Vjosa Osmani i ka hyrë në terrenin e tij dhe rrjedhimisht mund ta dëmtojë në procesin e ri elektoral,” u shpreh Balaj./Klankosova.tv