Vëllezërit Márquez festojnë në vendlindje NULL NULL 07.09.2025 18:49 07.09.2025 18:49 Piloti i BK8 Gresini, Alex Márquez, fitoi Çmimin e Madh të Katalunjës para liderit të kampionatit, Marc Márquez me Ducati, dhe Enea Bastianinit të KTM Tech3. Marc Márquez mori kryesimin nga vëllai i tij që në xhiron e parë, me Pedro Acosta i cili e kaloi Fabio Quartararo-n në vendin e tretë. Por Alex e rimori shpejt avantazhin, duke kaluar Marc-un në xhiron e katërt. Marc qëndroi ngjitur pas vëllait të tij të vogël në një ndjekje të pamëshirshme, ndërsa Acosta nuk u shkëput shumë nga Bastianini. Megjithatë, Acosta nisi të humbiste ritëm nga Bastianini, ndërsa Alex u vendos fort në krye, duke rritur diferencën me vëllain e tij mbi një sekondë, para se të kalonte vijën e finishit i pari. Fitorja e Alex-it i jep fund serisë së fitoreve të Marc-ut që nga Silverstone, dhe kjo do të thotë që vëllai i madh, Márquez nuk mund ta mbyllë matematikisht titullin në Çmimin e Madh të ardhshëm të San Marinos. Alex Márquez festoi fitoren bashkë me vëllain e tij para turmave të entuziazmuara, në stilin klasik Márquez, dhe ishte tej mase i lumtur me rezultatin e sotëm. “Është shumë e bukur, e kisha pak në mendje incidentin e djeshëm. Unë shtyva fort dhe isha në gjendje të bëja xhiro të mira në atë moment. Jam shumë i lumtur për ekipin, sepse në ato momente ata gjithmonë më shtynin përpara, dhe tani jemi kthyer aty ku mendoj që ekipi e meriton”, tha ai. Seria e fitoreve të Marc Márquez u ndërpre nga vëllai i tij më i vogël, Alex, pasi lideri i kampionatit u rendit i dyti në Katalunjë. “Unë dhashë maksimumin tim. Bëra garën perfekte. Kryesova në xhirot e para, ky ishte objektivi im – të kuptoja shtrëngimin e gomave dhe të mos shkatërroja gomën e përparme. Ai ishte më i shpejtë, edhepse U përpoqa ta ndiqja. Jam i lumtur për Alex. I lumtur për Ducatin. I lumtur edhe për veten, sepse në një pistë të vështirë e mbyllëm në vendin e dytë”. ENEA BASTIANINI NË PODIUMIN E TIJ TË PARË ME KTM Bastianini nisi nga vendi i nëntë dhe u ngjit në klasifikim për të mbyllur garën i treti, duke siguruar podiumin e tij të parë me KTM. “Ky podium ka qenë shumë i rëndësishëm për mua. Unë u përpoqa të jepja 100% sot. Mund të jem vërtet i lumtur. Është podiumi im i parë i vitit, dhe faleminderit ekipit tim, familjes time… dhe gjithashtu të gjithë njerëzve në shtëpi”./Klankosova.tv