Vëllaznimi shënon fitore minimale ndaj Lirisë në Gjakovë NULL NULL 25.04.2026 17:07 25.04.2026 17:07 Vëllaznimi ka triumfuar në derbin e javës në Ligën e Parë të Kosovës, duke mposhtur KF Lirinë në ndeshjen e zhvilluar në Gjakovë, në kuadër të xhiros së 29-të të kampionatit. Një ndeshje mjaft e zjarrtë, por në fund gjakovarët arritën të sigurojnë fitore minimale me rezultat 1-0 ndaj prizrenasve, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme në garën për kreun e tabelës, transmeton Klankosova.tv. Golin vendimtar për vendasit e realizoi Emir Skenderi në minutën e 67-të të ndeshjes, pas një asistimi të saktë nga Mark Bushaj, duke i dhënë epërsinë dhe njëkohësisht fitoren ekipit të tij. Me këtë triumf, skuadra gjakovare e drejtuar nga trajneri Leotrim Krasniqi grumbullojnë 61 pikë, duke e parakaluar drejtpërdrejt rivalin e saj në renditje dhe duke përforcuar pozitat në luftën për objektivat sezonale. Në anën tjetër, skuadra e Lirisë, e udhëhequr nga Ismet Munishi, mbetet me 59 pikë, duke pësuar një goditje në këtë fazë vendimtare të kampionatit.