Ushtria iraniane: Lufta nuk ka mbaruar për ne NULL NULL 28.04.2026 18:47 28.04.2026 18:47 Një zëdhënës i ushtrisë iraniane i ka thënë televizionit shtetëror se lufta, pavarësisht armëpushimit në fuqi, nuk ka mbaruar për Iranin. Kjo deklaratë erdhi menjëherë pas njoftimit të fundit të Donald Trump në rrjetet sociale, shkruan Sky News. Trump: Irani na ka informuar se është në gjendje kolapsi “Situata ende konsiderohet luftë dhe baza e të dhënave e objektivave dhe pajisjeve të forcave tona është përditësuar”, tha zëdhënësi. Duke iu referuar situatës në Ngushticën e Hormuzit, zëdhënësi zbuloi gjithashtu se kontrolli është i ndarë midis ushtrisë së rregullt dhe Gardës Revolucionare. Ai shpjegoi se pjesa perëndimore e ngushticës kontrollohet nga Garda Revolucionare, ndërsa pjesa lindore është nën kontrollin e ushtrisë së rregullt të Republikës Islamike. /Klankosova.tv