Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Unitedi fiton me përmbysje ndaj Forestit

NULL NULL
26.08.2023 18:03

Manchester Unitedi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Nottingham Forestit, me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së tretë në Premier League.

Foresti e nisi mirë ndeshjen duke shënuar dy gola brenda katër minutave. Fillimisht realizoi Awoiyi, në minutën e 2’ dhe në të 4’, Boly.

Ndërsa, Cristian Eriksen e ngushtoi epërsinë e Forestit, me një gol në minutën e 17’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Casemiro e barazoi rezultatin me një gol në minutën e 52’.

Foresti mbeti me një lojtar më pak në lojë, Worrall u ndëshkua me karton direkt të kuq në minutën e 67.

Për golin e fitores për Djajtë e Kuq u përkujdes Bruno Fernandes, në minutën e 76.

Unitedi pas fitores kalon në vendin e pestë me gjashtë pikë, pas tri ndeshjeve. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme