Uji i vakët ndihmon në pastrimin e trupit NULL NULL 14.03.2025 13:24 14.03.2025 13:24 Pirja e ujit të vakët, veçanërisht pas zgjimit, është një praktikë e thjeshtë dhe efektive që mund të ndihmojë në pastrimin e trupit nga toksinat. Uji i ngrohtë stimulon sistemin tretës, duke ndihmuar në lëvizjen e ushqimeve dhe lëngjeve përmes trupit dhe duke përmirësuar metabolizmin. Kjo mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve të tretjes, si fryrja dhe konstipacioni. Në të njëjtën kohë, konsumimi i ujit të vakët ndihmon gjithashtu në hidratimin e trupit dhe mund të kontribuoni në përmirësimin e shëndetit të lëkurës. Pastrimi i trupit nga toksinat është një hap i rëndësishëm për mbajtjen e lëkurës së shëndetshme dhe për të ndihmuar në forcimin e sistemit imunitar.