UEFA tregon shanset e Kosovës për t’u promovuar në Ligën B NULL NULL 24.10.2024 14:26 24.10.2024 14:26 Kombëtarja e Kosovës në Futboll. Foto: FFK Derisa kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve, të cilat zhvillohen gjatë muajit nëntor, Unioni i Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA) ka bërë një përmbledhje dhe një përllogaritje mbi gjasat e kombëtareve për promovim, mbetje në ligat ku janë, ose për rënien nga to. UEFA thotë se tash pamja është më e qartë në secilin prej 14 grupeve në garë. Në Grupin C të Ligës C, ku Kosova (vendi 2) bën pjesë bashkë me Rumaninë (1), Qipron (3) dhe Lituaninë (4), gjendja dhe shanset janë si vijon: Rumania do të promovohet nëse shmangin humbjen nga Kosova. Kosova duhet ta mposhtë Rumaninë për të mbetur në garë për promovim direkt. Qipro do të shpëtojë nga rënia nëse e sigurojnë një pikë kundër Lituanisë. Qipro nuk gjasa për promovim. Lituania do të konfirmohet në pozitën e katërt nëse nuk mposhtin Qipron. Si shkon promovimi, mbetja, apo rënia? Vendi i parë promovohet në Ligën B Vendi i dytë shkon në pllejoff të Ligës B/C Vendi i tretë mbetet në Ligën C Dy vendet e katërta të renditura më së dobëti bien në Ligën D; dy vendet e katërta të renditura më së miri garojnë në pllejofin për Ligën C/D. Kosova nga katër ndeshjet e zhvilluara deri më tani, ka 3 fitore dhe një humbje. Më 15 nëntor, Kosova i shkon Rumanisë, ndërsa tre ditë më pas e pret në “Fadil Vokrri” Lituaninë. /Klankosova.tv