Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tymi nuk ndalet, rreth 30 apartamente të dëmtuara nga zjarri në Tiranë

NULL NULL
15.04.2026 08:28

Nga zjarri që përfshiu 12-katëshin pasditen e së martës pranë në Tiranë, raportohet se rreth 30 apartamente janë prekur nga flakët, të cilat dyshohet se kanë nisur në katin e parë të një biznesi.

Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende zyrtarisht, megjithëse dyshohet për një shkëndijë elektrike, ndërsa materiali i përdorur në fasadë mund të ketë ndikuar në përhapjen e shpejtë të flakëve.

Zjarri ka përfshirë plotësisht pjesën e jashtme të ndërtesës, duke djegur fasadën me dy shtresa dhe duke dëmtuar edhe strukturën e brendshme në disa pjesë.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë një ndërtesë të nxirë nga flakët, rrënoja dhe tym që vijon të dalë edhe këtë të mërkurë, raporton Tv Klan, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme