Trump thotë se Irani dëshiron të de-përshkallëzojë NULL NULL 16.06.2025 17:59 16.06.2025 17:59 Donald Trump - CNN, 12.05.2025 Sipas raportimeve të fundit, presidenti amerikan Donald Trump, ka thënë se Irani dëshiron të de-përshkallëzojë konfliktin me Izraelin. Në një konferencë shtypi në samitin e G7-ës në Kanada, Trump u pyet nëse kishte dëgjuar ndonjë sinjal apo kishte parë ndonjë mesazh nga ndërmjetësit se Irani dëshiron të de-përshkallëzojë konfliktin. “Po, ata do të donin të flisnin, por duhet ta kishin bërë këtë më parë”, tha presidenti amerikan, transmeton Klankosova.tv. “Irani nuk po e fiton këtë luftë”. I pyetur se çfarë do të duhej që ShBA të përfshihej ushtarakisht, ai tha: “Nuk dua të flas për këtë”.