Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KQZ nesër certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit

NULL NULL
07.07.2026 16:12
Një grua duke votuar më 7 qershor në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Foto: Reuters

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të mërkurën do të bëjë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor.

Kështu ka bërë të ditur për Klan Kosova zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi.

“Të mërkurën (8 korrik 2026, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor”, tha Elezi, raporton Klankosova.tv.

Ai potencoi se kjo mbledhje u caktua pasi Gjykata Supreme vendosi mbi ankesat e paraqitura në këtë institucion. /Klankosova.tv

Sosen afatet, edhe Supremja i refuzon të gjitha ankesat

lajme të ngjashme