Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zgjerohet perimetri i kërkimit për të moshuarin Xhafer Raqi

NULL NULL
07.07.2026 16:40

Ende asnjë gjurmë e re e 78 vjeçarit Xhafer Raqi, i cili tash e pesë ditë është shpallur i zhdukur nga familja.

Për kërkimin e tij, pos familjes dhe grupeve të qytetarëve janë angazhuar edhe ekipet e Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit, Policisë, Drejtorisë së Emegjencave të Komunës së Prishtinës, Zjarrfikësit si dhe Forcës së Sigurisë.

Kryetari i Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim Mentor Maloku, deklaroi për Klankosova.tv se është zgjeruar perimetri i kërkimit për të moshuarin.

“Ende nuk ka ndonjë informacion të ri. Kërkimet janë intensifikuar, aktualisht jemi duke kërkuar në zonën e Butovci dhe tani jemi zgjeruar me kërkime edhe në Mramor por edhe në pjesën e Kolovicës. Nuk kemi akoma gjurmë të reja”, tha Maloku.

“Ekipeve tona i janë bashkangjitur edhe zjarrfikësit, ekipet e Drejtorisë së Emergjencave të Komunës së Prishtinës, Policia si dhe edhe FSK-ja”, deklaroi ai.

Para disa ditësh në zonën e Butovcit është gjetur një sandale e cila dyshohet se i përket të moshuarit Xhafer Raqit.

Derisa sot ndihmë për gjetjen e 78-vjeçarit ka kërkuar edhe Policia e Kosovës.

Tash e 5 ditë i zhdukur, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 78-vjeçarit

lajme të ngjashme