Kamioni me bagëti përfshihet nga tymi në Arllat NULL NULL 07.07.2026 17:18 07.07.2026 17:18 Një kamion që transportonte bagëti është përfshirë nga tymi në Arllat. Në pamjet që lexuesit kanë dërguar në redaksinë e Klankosova.tv, shihet se kamioni është ndalur në shiritin emergjent të autostradës. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë incident. Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe posa të ketë një përgjigje zyrtare, do të ju mbajë të informuar.