“Grenlanda duhet të kontrollohet nga ShBA-ja”, thotë Trump NULL NULL 07.07.2026 17:44 07.07.2026 17:44 Foto: AP Presidenti amerikan foli për Grenlandën gjatë nisjes së samitit të NATO-s i cili po mbahet sot në Ankara, duke thënë se ky territor “duhet të kontrollohet nga ShBA-ja”. Aleanca 32-anëtarëshe – ku përfshihet Danimarka, pjesë e së cilës është Grenlanda – u futën në një krizë në janar, pasi Trump kërkoi që ShBA-ja të marrë kontrollin e territorit ishull mbi bazën e sigurisë kombëtare, raporton CNBC, transmeton Klankosova.tv. Në një takim bilateral me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan të martën pasdite, Trump u shpreh i pakënaqur se refuzimi i Evropës për të mbështetur ambiciet e tij ekspansioniste “është ajo që e dëmtoi marrëdhënien time me NATO-n”. “Sepse Grenlanda nuk e ndihmon Danimarkën. Danimarka nuk shpenzon para për ta ndihmuar vërtet Grenlandën, por është një pjesë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara”, u tha Trumpi gazetarëve. “Dhe është i rrethuar me anija kineze dhe ruse, dhe ajo nuk do të ndodhë, anijet, nuk do të ndodhë”, tha ai, duke përsëritur pretendimet për kërcënime ushtarake nga jashtë kundër ishullit vetëqeverisës të cilën ekspertët e Grenlandës e kanë mohuar. “Grenlanda duhet të jetë nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara, jo të Danimarkës”, tha më tej presidenti amerikan. /Klankosova.tv Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa