Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një 54-vjeçar u vra dhe 20 persona të tjerë u plagosën në një sulm rus në Kharkiv

NULL NULL
07.07.2026 18:09

Sulmet ruse po vazhdojnë të shkaktojnë viktima në qytetet ukrainase.

Shërbimi kombëtar i emergjencave atje tha se një burrë 54-vjeçar u vra dhe 20 persona të tjerë u plagosën, përfshirë katër fëmijë, pas një sulmi në Kharkiv, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Qendra mjekësore dhe arsimore, një pikë karburanti dhe ndërtesa banimi, u dëmtuan në lagjen veriore Shevchenkivskyi.

Kharkiv ka qenë një objektiv i rregullt i sulmeve me dronë dhe raketa për shkak të afërsisë me kufirin rus.

 

lajme të ngjashme