Breshëri dëmton prodhimin në tri fshatra të Këlcyrës së Shqipërisë, shembet edhe rruga NULL NULL 07.07.2026 17:12 07.07.2026 17:12 Banorët e zonave rurale në bashkinë e Këlcyrës së Shqipërisë po goditen gjithnjë e më shpesh edhe nga dukuritë natyrore, të cilat po bëjnë dëme si në produktet bujqësore që janë baza e vetme e atyre familjeve për të siguruar ushqime dhe të ardhura financiare, ashtu edhe në infrastrukturën e tyre të rrënuar por që pas shirave edhe ajo është bërë e pakalueshme tashmë. Banorët e këtyre fshatrave janë shprehur të shqetësuar për situatën dhe mos reagimin e institucioneve atje. Ndërsa drejtori i shërbimeve në bashkinë e Këlcyrës premton ndërhyrje në të ardhmen. Mungesa e vëmendjes dhe shërbimeve ndaj banorëve në fshatrat e Bashkisë Këlcyrë është kthyer në një fenomen shqetësues që po krijon probleme në jetën e atyre pak të moshuarve që kanë mbetur në zonë./A2Cnn