Sosen afatet, edhe Supremja i refuzon të gjitha ankesat zgjedhore NULL NULL 07.07.2026 16:15 07.07.2026 16:15 Gjykata Supreme e Kosovës ka bërë të ditur se ka vendosur për ankesat administrative të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit. Në njoftimin e kësaj gjykate bëhet e ditur se të gjitha ankesat janë refuzuar si të pabazuara, përcjell Klankosova.tv Kjo gjykatë ka refuzuar ankesën e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, për parregullsi, i cili kërkonte rinumërim të votave për kandidatët e këtij subjekti. Gjithashtu është refuzuar edhe ankesa e Emilija Rexhepi e cila ishte ankuar për shkelje lidhur me votat e komuniteteve. Poashtu, edhe ankesa e Listës Serbe është refuzuar, pasi siç thuhet në njoftim, gjykata ka konstatuar se ankuesi nuk ka paraqitur prova konkrete që do të dëshmonin manipulim të votave./Klankosova.tv Zgjdhjet e qershorit: Pas refuzimit të ankesave nga PZAP, tash afati për Supreme (VIDEO)