Kosovari që e çoi dërgesen me armë në autobusin e ndaluar në Hungari përfundoi në pranga NULL NULL 07.07.2026 16:14 07.07.2026 16:14 Një tjetër autobus nga Kosova u ndalua nga autoritet hungareze, ndërsa mediat atje bënë të ditur se brenda një dërgese u gjetën armë dhe një zmadhues i zërit. Klankosova.tv ka kontaktuar me linjën e autobusit, Meti Comerc, nga ku u bë e ditur se dërgesa kishte ardhur nga një shtetas i Kosovës, 24-vjeçar. “Janë katër autobusë brenda një jave. Te kompania jonë ka ndodhur kur një 24-vjeçar te Stacioni i Autobusëv në Prishtinë, rreth orës 05:30 e mëngjesit ka pru një dërgesë për me dërgu në Belgjikë, shoferët e kanë pranuar porosinë, kur kanë shku te dogana hungareze, zyrtarët e doganës kanë hasur në armë dhe një zmadhues të muzikës. Me të lajmëruar, rastin e kemi denoncuar në Policinë e Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 korrik, ndërsa 24-vjeçari është arrestuar më 3 korrik”, bëri të ditur menaxheri i kompanisë për Klankosova.tv. Derisa dje Klankosova.tv ka raportuar lidhur me një rast në Hungari ku e përfshirë ishte kompania “Pranvera Travel”. Lidhur me këto raste, ka dyshime se kjo po bëhet në mënyrë të organizuar. Për këto zhvillime është në dijeni edhe Policia e Kosovës. Organet e rendit konfirmuan për Klankosova.tv se tashmë është arrestuar një person. “Lidhur me rastin që jeni interesuar, me datë 04.07.2026, në ‘Raportin ditor të PK-së’, ka qenë rasti i publikuar me të dhëna rreth tij. Veprimet e policisë rreth rastit kanë qenë: arrestimi i të dyshuarit, kontrollimi i shtëpisë së tij dhe dërgimi në mbajtje i të dyshuarit më aktvendim nga prokurori kujdestar”, thuhet në përgjigjen e policisë për Klankosova.tv. Autobusët po shfrytëzohen për të dërguar armë jashtë Kosovës? Zbulohet edhe një rast në Hungari