Tri gra nga Teksasi u zhdukën pasi kaluan kufirin me Meksikën dy javë më parë NULL NULL 11.03.2023 19:51 11.03.2023 19:51 kufiri me Meksiken Tri gra që jetojnë në Teksas besohet se janë zhdukur në Meksikë pasi kaluan kufirin me ShBA-në për të shitur rroba në një treg më shumë se dy javë më parë. Marina Perez Rios, 48 vjeç, motra e saj Martiza Trinidad Perez Rios, 47 vjeç dhe shoqja e tyre Dora Alicia Cervantes Saenz, 53 vjeç, kaluan në Meksikë më 24 shkurt, tha për CNN të shtunën Roel Bermea, shefi i policisë së Penitas, Teksas. Gratë po shkonin në qytetin Montemorelos në shtetin meksikan Nuevo Leon për të shitur rroba në një treg, tha Bermea. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.