Trepça pësoi edhe humbjen e pestë në FIBA Europe Cup NULL NULL 12.11.2025 21:29 12.11.2025 21:29 Trepça ka vazhduar serinë e rezultateve negative në garat evropiane, duke u mposhtur në udhëtim nga Braunschweig me rezultat 80–70. Skuadra gjermane e nisi më mirë takimin dhe krijoi epërsi të hershme, duke fituar çerekun e parë 25–13. Trepça reagoi në periodën e dytë (14–16), por vendasit ruajtën kontrollin dhe thelluan diferencën në pjesëlojën e tretë (30–17). “Xehtarët” fituan çerekun e fundit 24–11, por pa mundur ta ndryshojnë fatin e ndeshjes. Më efikasi për Trepçën ishte Mikael Amzil me 18 pikë e 8 kërcime, ndërsa Drilon Hajrizi shkëlqeu me 15 pikë, 11 kërcime dhe 4 asistime. Dardan Kapiti shtoi 13 pikë e 8 kërcime, kurse Jalen Payne kontribuoi me 8 pikë dhe 4 asistime. Kjo ishte humbja e pestë radhazi për Trepçën në po aq ndeshje të fazës së grupeve, duke e lënë skuadrën mitrovicase pa fitore dhe jashtë garës për kualifikim në raundin tjetër të FIBA Europe Cup.