Trepça lufton fort, por pëson sërish në Evropë NULL NULL 29.10.2025 22:29 29.10.2025 22:29 Kampionia e Kosovës, Trepça, nuk ka arritur të gjejë fitoren e parë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, duke u mundur në shtëpi nga skuadra polake Anwil Włocławek me rezultat 87:97. Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Minatori” ofroi shumë intensitet dhe emocione, me “xehetarët” që luftuan deri në fund për të përmbysur rezultatin, por përvoja dhe efikasiteti i skuadrës mysafire bëri diferencën në çastet vendimtare. Kjo ishte humbja e tretë e Trepçes në garat evropiane dhe problemet po vazhdojnë për mitrovicasit që as në Pro Credit Superligë nuk e kanë nisur mirë. /Klankosova.tv