Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Treni i fundit” për Llapin, Drita si lidere e pret skuadrën nga Podujeva

NULL NULL
22.11.2024 18:02

Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll kthehet këtë vikend.

Njëra prej dy përballjeve kryesore të xhiros së 14-të, zhvillohet në Gjilan, ku Drita është nikoqire e nënkampionit aktual, Llapit.

“Intelektualët” pasi triumfuan në ndeshjen e mbetur kundër FC Suharekës, udhëheqin tani renditjen tabelare të vetëm, me 28 pikë, raporton Klankosova.tv.

Kampioni aktual, Ballkani, është i dyti me 25 sosh, pasuar nga Malisheva me tri pikë më pak.

As i katërti, as i pesti e besa as i gjashti nuk është nënkampioni në fuqi.

Llapi ka ngecur këtë edicion, duke grumbulluar vetëm 16 pikë, të cilat e pozicionojnë në pozitën e shtatë, njofton Klankosova.tv.

Për të treguar se mbeten ende në garë për pjesën e epërme të tabelës, llapjanët duhet të bëjnë një mrekulli në Gjilan, për ta mposhtur Dritën e cila po kalon formë fantastike.

Ky duel zhvillohet ditën e hënë me fillim në orën 13:00 dhe transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion.

Një ditë më herët, në Sport 2, shfaqet përballja ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit që luftojnë në stadiumin “Fadil Vokrri” për pikët maksimale.

Kjo ndeshje nis në orën 17:00.

lajme të ngjashme