Tre të vdekur dhe 41 raste pozitive me COVID-19 gjatë 24 orëve në Kosovë NULL NULL 22.03.2022 15:03 22.03.2022 15:03 Tre persona e kanë humbur jetën gjatë 24 orëve në Kosovë si pasojë e infektimit me COVID-19. Kështu bën të ditur raporti i Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas MSH-së në vendin tonë janë regjistruar edhe 41 raste pozitive me koronavirus. Ndërkaq të shëruar janë 29 persona. Gjatë 24 orëve janë testuar 940 persona si të dyshuar për Sars Cov-2.