Tragjedia në Valbonë, Zhegrova: Viktimat dyshohet se ranë nga 150 metra lartësi (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tragjedia në Valbonë, Zhegrova: Viktimat dyshohet se ranë nga 150 metra lartësi (VIDEO)

NULL NULL
09.05.2023 23:58
Ilir Zhegrova

Ilir Zhegrova, anëtar i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, ka dhënë detaje në lidhje me incidentin që ua mori jetën dy turisteve të huaja në Valbonë.

Zhegrova, i cili ndihmoi në nxjerrjen e viktimave nga humnera, tha se dyshohet se turistet ranë nga 150 metra lartësi.

“Dyshohet se kanë rënë nga 150 metra lartësi. Kalimin e kanë pasur prej anës së Thethit dhe në Qafën e Valbonës kanë bërë rrëshqitjet ku kanë rënë 150 metra poshtë”, ka thënë Zhegrova për Edicionin Special në Klan Kosova.

Ai theksoi se janë rrezikuar edhe ekipi i kërkim-shpëtimit gjatë nxjerrjes së trupave të viktimave, për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe terrenit me borë e akull.

Zhegrova bëri të ditur se edhe një burrë, i dashuri i njërës prej viktimave, ka pësuar lëndime nga incidenti.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.