Unitedi me ofertë fillestare për yllin e West Hamit NULL NULL 13.06.2026 13:26 13.06.2026 13:26 Manchester Unitedi po përgatitet të bëjë një ofertë fillestare për Mateus Fernandesin e West Hamit. Sky Sports News ka marrë vesh se klubi londinez e vlerëson mesfushorin plot 80 milionë funte. Për më tepër, ndonëse kanë rënë nga Premier Liga, ata nuk po nxitojnë që ta shesin atë. Në anën tjetër, Djajtë e Kuq, që janë kthyer në Ligën e Kampionëve, e shohin atë si opsion të mrekullueshëm për ta shtuar në skuadër.