Hakimi: Na quajnë Brazili i Afrikës NULL NULL 13.06.2026 14:25 13.06.2026 14:25 Maroku dhe Brazili do të ndeshen sonte pas mesnate në kuadër të Kupës së Botës. Kapiteni i kombëtares, Achraf Hakimi, ka thënë se kjo kombëtare në Afrikë njihet si “brazilianët afrikanë”. Maroku arriti sukses të madh në edicionin e kaluar duke prekur gjysmëfinalen, ku ishin mposhtur nga Franca. Në konferencë për shtyp para ndeshjes ai potencoi respektin që kanë ndaj kundërshtarit të tyre, kampion i pesëfishtë botëror.