FFK njofton për Kamp seleksionues për Kombëtaren e Kosovës NULL NULL 13.06.2026 16:18 13.06.2026 16:18 Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar organizimin e një kampi seleksionues për futbollistët e rinj që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, me synimin që talentet premtuese të identifikohen dhe të kenë mundësinë t’i bashkohen Kombëtares së Kosovës në grupmoshat përkatëse. Përmes këtij procesi, trajnerët dhe stafi teknik i përfaqësueseve të Kosovës do të kenë mundësinë të ndjekin nga afër potencialin e lojtarëve dhe të përzgjedhin elementët më të spikatur për ekipet kombëtare, transmeton Klankosova.tv. Djemtë U15 8–9–10 korrik Gjenerata: 2012 Djemtë U17 8–9–10 korrik 3–4–5 gusht Gjenerata: 2010 Djemtë U16 11–12–13 korrik 3–4–5 gusht Gjenerata: 2011 Vajzat U19 3–4–5 korrik Gjeneratat: 2008, 2009 Vajzat U17 5–6–7 korrik Gjeneratat: 2010, 2011, 2012 Të dhënat e nevojshme për aplikim: Emri dhe mbiemri Data e lindjes Klubi Pozita në fushë Numri i kontaktit