Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qelaj: Prezantimi i raportit britanik zgjoi interesim të jashtëzakonshëm (VIDEO)

NULL NULL
13.06.2026 18:33

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka deklaruar se prezantimi i raportit të fundit britanik në Hagë ka ngjallur interesim të madh te audienca ndërkombëtare.

“Mendoj se vetë prezantimi i raportit dhe prezenca e autorëve aty por edhe fjalimet nga unë si Avokat i Popullit dhe ambasadori i Republikës së Kosovës zgjoi një interesim shumë të madh tek audienca… e kam pritur një interesim të tillë por jo në përmasat që ishin, një numër shumë i madh i shteteve ishin prezent përmes agjencive diplomatike të tyre të akredituar në Hagë.

Ai tha se raporti përbën një nga analizat e para të këtij lloji dhe trajton çështje kyçe që lidhen me sundimin e ligjit dhe drejtësinë.

“Besoj është analiza e parë dhe e vetme që është bërë në një format të tillë…mendoj që kemi prekur çështjet kruciale, thelbësore që lidhen me sundimin e ligjit, me drejtësinë vetëdrejtësinë por edhe me gjykimin e drejtë dhe të paanshëm në përputhje me standardet evropiane për një drejtësi e cila është e pavarur dhe e cila vendos drejtësi në vend pa e dëmtuar dhe pa shkaktuar pasoja të tjera”, tha Naim Qelaj, Avokat i Popullit

Qelaj shtoi se kanë kërkuar respektim të standardeve për gjykim të drejtë, si dhe fuqizim të gjykatave përmes transparencës dhe llogaridhënies.

“Kemi kërkuar respektim të standardeve për gjykim të drejtë. Kemi kërkuar fuqizim të gjykatës përmes transparencës llogaridhënies dhe rritjes së besimit në publik. Ne asnjëherë nuk kemi kërkuar gjykata të mbyllet.”

lajme të ngjashme