Ankohet kandidatja: Nga dy votat e një çifti, figuron veç një (VIDEO) NULL NULL 13.06.2026 20:31 13.06.2026 20:31 Dyshimet e votuesve të saj, i vendosi në letër dhe i dorëzoi në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Këtij institucioni, kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Zoja Lohaj Konjufca iu drejtua me një ankesë. “Është fjala për një çift të cilët kanë votu në të njejtën kuti ata e kanë dërguar me screenshot vendvorimin ku kanë votuar edhe rezultatet në atë vendvotim dy votat e tyre kanë dalë vetëm një, kuptohet që një votë nuk bëhet nami nuk bëhet asgjë mirëpo duhet kjo le te jetë si vetëdijësim për qytetarët”. Për këtë mungesë të votash, ajo kërkoi që edhe një herë kokrrat elektorale të kalojnë në duar për numërim. “Është fjala për Komunën e Pejës edhe kërkohet gjithesesi numërim, kjo kërkesë është nga qytetari pastaj si unë përfaqësuese e tyre si kandidate për deputete po kërkoj në emër të tyre e pastaj në emrin tim”. Mirëpo, për këtë kërkesë nga PZAP thanë që është punë që s’bëhet. “Pretendimet e parashtrueses së ankesës, Zoja Lohaj Konjufca janë të paqëndrueshme dhe të pabazuara dhe si të tilla i refuzoj për faktin se nga veprimet e përshkruara si në ankesë se ka mosperputhje të rezultateve të numrit të votave të publikuara me numrin real të votave të konfirmuara nga dëshmitarët, Paneli nuk ka arritur që të vërtetoj se ka pasur shkelje”. Sidoqoftë, Zoja Lohaj Konjufca nuk arriti të bëhet deputete në legjislaturën e 11-të, kështu duke u renditur si e 86-ta në listën e LDK-së. Detajet mund t’gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova: