Dua Lipa dhe Callum Turner shijojnë pushimet romantike në Bregdetin Amalfi NULL NULL 13.06.2026 22:03 13.06.2026 22:03 Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Callum Turner janë fotografuar duke kaluar momente romantike në bregdetin e Amalfit, në Itali. Sipas raportimeve të mediave rozë, çifti u pa duke shijuar rrezet e diellit dhe detin në një resort luksoz buzë plazhit, ku nuk munguan as momentet e afërsisë mes tyre. Këngëtarja 30-vjeçare u shfaq me bikini në ngjyrë ari të errët dhe një shall veror, ndërsa aktori britanik shijoi aktivitetet në det dhe hedhjet nga shkëmbinjtë në ujërat e kaltër të Amalfit. Fotografitë e publikuara së fundmi tregojnë çiftin duke kaluar kohë së bashku në një ambient relaksues, duke tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave ndërkombëtare. Dua Lipa dhe Callum Turner vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të përfolura të showbizit britanik, me çdo paraqitje të tyre që zgjon interes të madh publik. /Klankosova.tv