Gjendet një trup i pajetë afër kampit të Kombëtares së Iranit NULL NULL 13.06.2026 22:29 13.06.2026 22:29 Autoritetet në Meksikë kanë nisur një hetim urgjent pasi një trup i pajetë është gjetur në afërsi të bazës stërvitore të Kombëtares së Iranit, e cila po përgatitet për pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026. Sipas mediave ndërkombëtare, kufoma është zbuluar brenda një veture të braktisur në parkingun e një supermarketi në qytetin e Tijuana-s, përballë objektit ku po qëndron përfaqësuesja iraniane. Autoritetet dyshojnë se automjeti kishte qëndruar në atë lokacion për disa ditë, ndërsa rasti u zbulua pasi u raportua një erë e fortë që vinte nga brenda veturës. Zyra e Prokurorit në Tijuana ka bërë të ditur se policia, pas inspektimit të automjetit, ka gjetur një trup të mbështjellë me një qese të zezë në bagazhin e një SUV-i gri të markës Toyota. Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe edhe për faktin se ndodhi pranë bazës stërvitore të Kombëtares së Iranit. Kombëtarja iraniane pritet të zhvillojë ndeshjen e saj të parë në turne më 16 qershor, kur do të përballet me Zelandën e Re në Los Angeles.