Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Matuf plak”: Aktivistja e VV-së me komente denigruese ndaj Rifat Jasharit pasi priti të pamen së bashku me Sami Lushtakun

NULL NULL
13.06.2026 23:28

Pas varrimit të Sahit Jasharit, luftëtar i hershëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i afërm i familjes së Adem Jasharit, në rrjete sociale ka qarkulluar një video nga e pamja e organizuar për vdekjen e tij.

Në pamje shihen Rifat Jashari dhe Sami Lushtaku duke qëndruar së bashku gjatë pritjes së ngushëllimeve për Sahit Jasharin.

Sahit Jashari njihej si një nga pjesëtarët e hershëm të rezistencës së armatosur. Në fillim të viteve ’90, ai dhe Sami Lushtaku kishin marrë pjesë në disa aksione guerile, ndërsa lidhja e tyre miqësore kishte vazhduar për shumë vite.

Xhevrie Ademi, aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila është e njohur për aktivitetin e saj në rrjetet sociale dhe pjesëmarrjen në tubimet e kësaj partie, ka shfrytëzuar momentin për t’u lëshuar në komente denigruese ndaj Jasharit, shkruan Nacionale.

“E ky matufi plak që nuk i vjen marre prej plisit që e mban në kokë”, ka shkruar ndër tjera aktivistja e VV-së në komentet e rënda ndaj Jasharit.

lajme të ngjashme