Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rami Hadar rikthehet në Kosovë, merr drejtimin e Golden Eagle Yllit për dy sezonet e ardhshme

NULL NULL
13.06.2026 22:35

 Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar trajnerin e ri për dy edicionet e ardhshme, duke arritur marrëveshje me strategun izraelit, Rami Hadar.

Klubi suharekas ka bërë të ditur se Hadar do të jetë në krye të skuadrës me një kontratë dyvjeçare, duke i besuar drejtimin një emri të njohur të basketbollit rajonal dhe evropian. “Golden Eagle Ylli ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes dyvjeçare me trajnerin Rami Hadar”, thuhet në njoftimin e klubit.

Për trajnerin 59-vjeçar, ky emërim shënon një rikthim në basketbollin kosovar.

Hadar kishte drejtuar më parë Pejën, me të cilën u shpall kampion i Kosovës në vitin 2023, ndërsa më pas mori edhe detyrën e përzgjedhësit të Përfaqësueses së Kosovës.

Gjatë karrierës së tij të pasur, Hadar ka qenë në krye të disa prej klubeve më prestigjioze izraelite, si Maccabi Tel Aviv, Hapoel Tel Aviv, Maccabi Haifa dhe Hapoel Be’er Sheva.

Ai ka punuar gjithashtu edhe në Rumani te SCM U Craiova, duke ndërtuar reputacionin e një trajneri me përvojë të madhe në basketbollin evropian. Me ardhjen e Hadarit, Golden Eagle Ylli synon të rikthehet fuqishëm në garën për trofe, duke i besuar projektin e ri një trajneri që e njeh mirë Superligën e Kosovës dhe që ka dëshmuar më parë se di të sjellë sukses.

lajme të ngjashme