Mbi 330 ushtrues detyre në SHSKUK – Krejt çka u tha në raportin e ZKA-së (VIDEO) NULL NULL 13.06.2026 20:50 13.06.2026 20:50 Shkurtesa U.D është bërë dukshëm më e theksuar viteve të fundit në pozitat udhëheqëse. 337 sosh janë me ushtrues detyre veç në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar, 9 nga ta të niveleve drejtuese. Madje, jo edhe në përputhje me dispozitat ligjore. Vendimet për këto pozita datojnë nga 2010-2023. Kështu bëhet e ditur nga të gjeturat e raportit vjetor të Zyrës Kombëtare të Auditimit karshi kësaj organizate si ndër më të mëdhatë në sistemin publik. Ndërkaq ligji për zyrtarët publikë tregon qartë se askush nuk mund të caktohet ushtrues detyre më gjatë se 12 muaj përveç rasteve kur procedura e rekrutimit është shpallur, por nuk është plotësuar për arsye objektive. Derisa ligji nuk lejon që mbulimi i pozitave të nivelit drejtues me u,d të jetë më shumë se 2 vjet. Kronika e mëposhtme ju sjellë detajet: