Dëmtimet në obelisk: Vandalizohet “UÇK-ja”, dyshohet nga Serbia (VIDEO) NULL NULL 13.06.2026 20:42 13.06.2026 20:42 Në Kaçanik është dëmtuar obelisku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një veprim që ka shkaktuar reagime të forta nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK). OVL-UÇK, dega në Kaçanik e ka dënuar ashpër këtë akt, duke e cilësuar si vandalizëm dhe fyerje ndaj vlerave të luftës. Nënkryetari i degës, Kjani Zeneli, ka thënë se nuk kanë dyshime për autorët e mundshëm, por rasti është ende nën hetime. Ndërkohë, Policia ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka të dyshuar për rastin. Ky nuk është rasti i vetëm, pasi ditë më parë është raportuar për vandalizim të ngjashëm edhe në Çyçavicë të Obiliqit. Detajet në kronikën e mëposhtme: