Vini Jr edhe njëherë ia shpreh dashurinë Carlos NULL NULL 13.06.2026 14:40 13.06.2026 14:40 Vinicius Junior ka shprehur edhe njëherë admirimin që e ka për trajnerin, Carlo Ancelotti, të cilën e kishte te Real Madridi, e tash e ka te Brazili. “Të luaj nën drejtimin e Carlo Ancelottit më jep qetësinë më të madhe mendore”, tha Vinicius para ndeshjes ndaj Marokut në Kupën e Botës. “Ai më jep shumë liri dhe vetëbesim për të bërë gjithçka që kam bërë tashmë për ekipin kombëtar dhe për Real Madridin”.