Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbeturinat pushtojnë Fushë-Kosovën, komuna shpall gjendje emergjente

NULL NULL
13.06.2026 13:33

Kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka njoftuar se komuna ka shpallur gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave.

Ai tha se për hapat e radhës nga e hëna do të njoftojë drejtori i shërbimeve publike dhe se problemi do të zgjidhet gjatë javës.

“Sot kemi shpallur gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave”, njoftoi Prebreza në Facebook.

“Kërkojmë mirëkuptimin dhe ju sigurojmë se ky problem do të zgjidhet shumë shpejt. Ju faleminderit për durimin dhe bashkëpunimin tuaj”.

lajme të ngjashme