Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tottenhami ia rrëmben Danjuman Evertonit

NULL NULL
24.01.2023 19:06

Tottenham ka organizuar testet mjekësore për ardhjen e mundshme të Arnaut Danjuma në huazim, teksa po kërkon të rrëmbejë anësorin e Villarrealit nga Evertoni.

Sky Sports News raportoi të hënën se Danjuma do t’i bashkohej Evertonit pa trajner të martën. Lëvizja pritej ende të realizohej pavarësisht shkarkimit të Frank Lampard, i cili luajti një rol kyç në marrëveshje.

Megjithatë, holandezi tani po udhëton për në Londër për të zhvilluar bisedime me Spurs, dhe klubi ka planifikuar testet mjekësore për të martën në mbrëmje, transmeton Klankosova.tv.

Sky Sports News po përpiqet të verifikojë se nëse do të përfshihet një opsion ose detyrim blerjeje në marrëveshje.

25-vjeçari kishte vendosur t’i bashkohej Evertonit, pavarësisht se kishte oferta dhe interesim më fitimprurës diku tjetër.

Ai ishte i vetëdijshëm për sfidën me të cilën përballej klubi në Premier League mes kaosit jashtë fushës, por donte të testonte veten dhe të rrezikonte.

Marrëveshja me Everton ishte vendosur të ishte një huazim direkt deri në fund të sezonit pa asnjë opsion apo detyrim për ta blerë.

lajme të ngjashme