Tetore Olloni zgjidhet Kryesuese e Bordit Drejtues të SHSKUK-së NULL NULL 25.09.2025 16:00 25.09.2025 16:00 Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se ka zgjedhur Dr. Tetore Ollonin si Kryesuese të re të këtij bordi. Sipas njoftimit në Facebook, vendimi u mor në mbledhjen e mbajtur më 25 shtator 2025, ku Olloni u votua me pesë vota për, në përputhje me dispozitat ligjore dhe parimin e rotacionit, raporton Klankosova.tv. Dr. Olloni, e cila përfaqëson Qendrën Klinike Universitare Stomatologjike të Kosovës, falënderoi anëtarët e bordit për besimin e dhënë dhe u zotua për angazhim maksimal në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore që ofron SHSKUK. “Bordi Drejtues i SHSKUK-së është në këtë përbërje: Dr. Tetore Olloni – Kryesuese, Dr. Dren Boshnjaku – Anëtar, Dr. Rrezarta Bajrami – Anëtare, Dr. Ismet Ramadani – Anëtar, Dr. Vjollca Kadolli- Anëtare, Dr. Besa Balidemaj- Anëtare”, shkruhet në komunikatë. Mosmbajtja e mbledhjeve: Bordi ‘fle’, telashet në spitale gjithandej (VIDEO)