Tetë raste pozitive me COVID-19 NULL NULL 14.06.2022 15:25 14.06.2022 15:25 Në 24 orët e fundit, nga 137 testime, tetë qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, tutje informon se nuk ka viktima, transmeton Klankosova.tv. Sot janë shëruar katër qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 225 mijë. Në total numri i rasteve aktive është 52.