Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Takim me shkrimtarin Sabit Rrustemi në Ditën Ndërkombëtare të Shkrimtarëve

NULL NULL
03.03.2026 09:28

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shkrimtarëve, në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani”në Prishtinë, sot nga ora 11:00–12:00, do të zhvillohet takim letrar me shkrimtarin Sabit Rrustemi.

Autor i librave me prozë e poezi, publicist dhe organizator i ngjarjeve letrare, Rrustemi është i njohur si i pari shkrimtar i cili është burgosur për letërsi, po ashtu në moshën 22 vjeçare i është ndaluar botimi për nëntë vjet.

Gjatë kësaj veprimtarie e cila shënjon edhe 45 vjetorin e demonstratave të studentëve të vitit 1981, do të lexohen kumtesa nga emra të njohur të studimeve dhe kritikës letrare, do të deklamohen poezi nga autori dhe do të dhurohen libra./Klankosova.tv

lajme të ngjashme